Ansu Fati është shumë afër largimit nga Barcelona.
Anësori spanjoll e kaloi edicionin e shkuar në huazim te skuadra angleze Brighton.
Periudha në Angli nuk i shkoi mirë, dhe ai u rikthye sërish në Kataluni.
Pas rikthimit, ai nuk bën pjesë në planet e Barcelonës dhe është në kërkim të një skuadre të re.
Siç raportohet nga mediat spanjolle, Jose Mourinho e do atë te Fenerbahce, mirëpo interesim të madh ka edhe nga Benfica.
Skuadra portugeze po e kërkon huazimin e lojtarit me të drejtë blerje në fund të sezonit.