Ani pse nuk arriti të mbesë në Premier League edhe për sezonin e ardhshëm me skuadrën e Burnley, Vincent Kompany tani do të marrë drejtimin e një gjiganti evropian.
Bëhet fjalë për Bayern Munchen, klub me të cilin tekniku belg tashmë ka arritur marrëveshje.
Sipas raportimeve të Fabrizio Romanos, marrëveshja është arritur mes Bavarezëve dhe Burnleyt për ta liruar Kompanyn, shifër kjo që kap shumën e 12 milionë eurove.
Kontrata dhe pjesa tjetër e marrëveshjes për belgun janë të gjitha të gatshme, derisa zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.
Me kontratën e ofruar, ai do të jetë në krye të skuadrës gjermane për tri vitet e ardhshme./GazetaPuls