Sot u përurua objekti i ri i Gjykatës Themelore në Gjakovë, në prani të kryeministrit Albin Kurti, ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, dhe ish-kryetares së qytetit Mimoza Kusari-Lila.
Kusari-Lila, përmes një postimi në Facebook, theksoi se ndarja e parcelave për ndërtimin e gjykatës ishte bërë gjatë mandatit të saj dhe ndau vendimin e atëhershëm si dëshmi.
Ajo shprehu kënaqësinë që ishte pjesë e procesit të krijimit të kësaj infrastrukture.