FC Vushtrria është paditur nga futbollistët e tyre, e krejt kjo për shkak se nuk janë paguar.
Plotë nëntë futbollistë kanë paditur klubin për shkak të mos kryerjes së obligimeve kontraktuale ndaj tyre.
Dior Zabërgja, Edon Pasoma, Petrit Tahiri, Taulant Avdyli, Arlind Rashani, Ardi Shala, Lis Behrami, Rron Statovci dhe Gentrit Ulluri kanë padtur klubin.
Me ardhjen e kryesisë së re, futbollistëve u është premtuar marrja e pagës, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Kutjojmë që Vushtrria po shihet si një nga pretendentët kryesorë për inkuadrim në Superligë këtë edicion, sidomos pas ardhjes së Armend Dallkut në krye të shtabit teknik.