Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka diskutuar me zyrtarët ukrainas situatën në rajonin rus të Kurskut, duke përfshirë çështje sigurie dhe ndihmën humanitare.
Ai theksoi se Ukraina po mbron komunitetet kufitare dhe po krijon një “zonë sigurie” në Kursk, duke planifikuar korridore evakuimi për civilët.
Komandanti i lartë ushtarak ukrainas raportoi se forcat ukrainase kanë nën kontroll 1000 kilometra katrorë territor.
Spekulimet sugjerojnë se synimi i sulmit mund të jetë përforcimi i pozitatave në negociatat e paqes, ndërsa Rusia po dërgon rekrutë në rajonin e pushtuar.