Pas 373 ndeshjeve, 25 trofeve dhe një goli që nuk do të harrohet asnjëherë në histori, Sergi Roberto i jep lamtumirën e fundit Barcelonës.
Pas plotë 15 vitesh të kaluara me klubin katalanas, Roberto i ka dhënë lamtumirën e fundit këtij ekipi.
Këtë gjë e bëri në konferencën për media, të organizuar enkas për të.
“Barça është dhe do të mbetet gjithmonë klubi i jetës sime”, ka thënë ai në konferencën për shtyp.
Ndryshe, pas largimit ai momentalisht është futbollist i lirë dhe po shqyrton të gjithë ofertat në drejtim të tij.