Sot në Klinë ka vdekur një zjarrfikës gjatë kryerjes së detyrës së tij.
Sipas zëdhënësit të policisë në Pejë, Fadil Gashi, zjarrfikësi është rrëzuar në tokë pasi kishte shkuar të intervenonte në një zjarr.
Vdekja e tij është konstatuar në QMF.
“Rreth orës 13:50 stacioni policor ka pranuar një informatë për një zjarrvënie në Krushevë të Vogël të Klinës. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore si dhe zjarrfikësit. Në kohën kur zjarrfikësit kanë filluar të intervenojnë, njëri nga zjarrfikësit është rrëzuar në tokë. Ai është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi për TelegramNews.