Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se më 12 gusht, (e hënë) do të zhvillohet një protestë në Bujanoc.
Përmes një postimi në Facebook, Sinani shkruar se shqiptarëve po vazhdojnë t’iu mohohen të drejtat elementare të njeriut.
“Qeveria në Beograd edhe pas përpjekjeve e angazhimit institucional, kërkesat legjitime po vazhdon të mos i përfillë. Prandaj, na duhet çdo formë që për synim ka senzibilizimin e çështjes tonë”.
Kryetarja ka shkruar se protesta do të nis prej orës 11:00.
“Për pozitën tonë, si pakica më e shkelur, rrugës institucionale është koha t’ia bashkangjesim edhe ngritjen e zërit në rrugë. Përmes PROTESTËS. Të gjithë bashkë, pa dallim. Si shqiptarë të diskriminuar. Takohemi më 12 gusht, ditë e hënë, me fillim nga ora 11:00, në Sheshin e Bujanocit”, shkruan Sinani.