Konfirmohet rasti i parë me virusin “Ethet e Nilit” në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar sot rastin e parë pozitiv të Virusit të Nilit Perëndimor (West Nile Virus), në Kosovë.

Në njoftimin e ShSKUK-së, thuhet se pacienti është i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1965, nga komuna e Fushë Kosovës, i hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së me datën 29.07.2024, për shkak të simptomave si lodhja dhe temperatura e lartë.

“Këto simptoma te pacienti kanë filluar me datën 22 korrik 2024, ndërsa pas trajtimit ambulantor, ai është hospitalizuar me datën 29 korrik në Klinikën Infektive të QKUK-së për evaluim dhe trajtim të mëtejmë mjekësor. Pacienti nga data 27.06.2024 deri më 29.06.2024 ka qëndruar në Shëngjin-Shqipëri, ndërsa nga data 13.07.2024 deri më 22.07.2024 ka qëndruar për pushime në Ulqin. Simptomat i janë paraqitur menjëherë pas kthimit nga Ulqini.  Pacienti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se duke qenë që prej muajit të kaluar disa vende të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kishin raportuar raste të Virusit të Nilit Perëndimor si: Spanja, Italia, Greqia, Austria, Hungaria, Franca, Serbia dhe, së fundi edhe Shqipëria, IKSHPK-ja ka ngritur nivelin e vigjilencës dhe këshilluar qytetarët që të ndjekin rekomandimet e dhëna në vazhdimësi për të paradaluar rastet e Virusit të Nilit Përendimor.

“IKSHPK i njofton, gjithashtu, qytetarët se situata epidemiologjike është e qetë dhe po përcillet me kujdes të shtuar”, thuhet tutje./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews