Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka mirëpritur sot kryetaren e Preshevës, Ardita Sinanin.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bislimi bëri të ditur se në takim me Sinanin, i ofroi mbështetje në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Në qeveri, e mirëpritëm Kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, të cilën e urova dhe zyrtarisht për marrjen e detyrës së re. Bashkëpunimi i jonë do të jetë i fuqishëm dhe i qëndrueshëm, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Mbështetja jonë do të vijojë të jetë e palëkundur në shërbim të ruajtjes së gjuhës, kulturës e traditave të shqiptarëve atje”, ka shkruar Bislimi.
Përveç Bislimit, Sinani është mirëpritur sot edhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Ardita Sinani u zgjodh Kryetare e Komunës së Preshevës me 24 vota në asamblenë komunale, të mbajtur me 30 korrik, 2024.