Haradinaj: Kurti është futur thellë në agjendën e Serbisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar vendimin për mbylljen e nëntë filialeve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës.

I pari i AAK-së, tha se vendimet e njëanshme të kryeministrit Kurti janë shkatërrimtare për Kosovën.

Derisa sipas tij, kryeministri Kurti është futur thellë në agjendën e Serbisë siç tha ai, “për t’i demonizuar shqiptarët i ka vrarë edhe fëmijët e vet në Panda të Pejës”

“Vendimet e njëanshme e të pakoordinuara të Albin Kurtit me aleatët, janë shkatërrimtare për Kosovën. Përpara se Albin Kurti ta “vrasë” dinarin serb në Kosovë, atë e ka vrarë Euro. Politika e tij populliste që mund të rrezikojë edhe jetët e pjesëtarëve të NATO-s, është sabotim e përpjekje për zhbërjen e shtetit. Ky kryeministër është futur thellë në agjendën e Serbisë e cila për t’i demonizuar shqiptarët i ka vrarë edhe fëmijët e vet në Panda të Pejës. Po dyshoj nëse ky person, si shqiptari i vetëm i liruar nga burgu me dekret të Presidentit serb, Koshtunica, është duke i kryer obligimet që i ka marrë. Por, ia kujtoj atij e gjithë të tjerëve se Kosova ka zot dhe nuk ka qeveri të mund ta kthej mbrapa!” – tha Haradinaj.

Ndryshe, për mbylljen degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës vënë në rrezik qytetarët dhe ushtarët e KFOR-it./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews