​Gershkovich, Kurmasheva e Whelan kthehen në SHBA, pas këmbimit të të burgosurve

Alsu Kurmasheva, Evan Gershkovich, dhe Paul Whelan – tre qytetarët amerikanë të liruar në këmbimin më të madh të të burgosurve prej Luftës së Ftohtë – janë kthyer në Shtetet e Bashkuara, ku u mirëpritën nga presidenti amerikan, Joe Biden, dhe familjet e tyre në Joint Base Andrews, pranë Uashington DC.

Ata ishin pjesë e një grupi prej 16 të burgosurve që Rusia dhe aleatja e saj e ngushtë, Bjellorusia, i liruan në këmbim për tetë rusët që po mbaheshin nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera.

Biden, i cili më herët gjatë ditës e cilësoi si historik këmbimin gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë, i mirëpriti ata së bashku me nënpresidenten Kamala Harris, teksa anëtarët e familjeve, kolegët dhe mediat vështronin.

Kurmasheva, gazetare e Radios Evropa e Lirë, Gershkovich, gazetar i Wall Street Journal dhe Whelan, ish-marins amerikan, janë që të gjithë qytetarë amerikanë.

Whelan ishte i pari që doli nga avioni dhe u përqafua menjëherë nga Biden, ndërsa pas tij doli Gershkovich, i cili u mirëprit me duartrokitje teksa e përqafoi presidentin.

Kurmashova ishte e fundit nga kjo treshe që doli nga avioni dhe, edhe ajo, u përqafua nga Biden dhe u mirëprit me duartrokitje nga turma e mbledhur atje.

I pyetur se çfarë do t’i thoshte Putinit pas këmbimit, presidenti u përgjigj: “Mjaft”, duke iu referuar futjes së amerikanëve në paraburgim për akuza të dyshimta.

“Nuk pajtohem me këtë idenë… lini këta njerëz të kalben në burg, sepse njerëz të tjerë mund të kapen”, shtoi presidenti, duke i hedhur poshtë kritikat se këmbime të tilla mund të ndikojnë që amerikanë të tjerë të burgosen.

Më herët, Biden tha se u nevojitën “koncesione të rëndësishme” nga Gjermania për këmbimin e të burgosurve, pasi ajo e liroi kolonelin e FSB-së, Vadim Krasikov, që ishte dënuar për vrasjen e një ish-militanti çeçen në Berlin më 2019.

Në këmbim u përfshi edhe Vladimir Kara-Murza, me shtetësi ruse dhe britanike, i cili ishte burgosur për shkak të komenteve kritike për pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia.

Pasi të kenë kaluar kohë me familjet dhe miqtë e tyre, Kurmasheva, Gershkovich dhe Whelan do të udhëtojnë për San Antonio, Teksas, për tretman mjekësor dhe për t’u marrë në pyetje nga zyrtarët amerikanë.

Lirimi i 16 personave nga Rusia dhe Bjellorusia përfshiu pesë qytetarë gjermanë dhe shtatë rusë, të cilët ishin të burgosur politikë në vendet e tyre.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se vendimi për lirimin e Krasikov ishte i vështirë. Por, ai tha se u desh të vlerësohej nëse interesi i shtetit për ta ndëshkuar atë ishte më i madh se “rreziku me të cilin përballen njerëzit e pafajshëm në burgjet ruse dhe të burgosurit politik”.

Biden tha se Gjermania nuk ka kërkuar asgjë në këmbim të këtij vendimi.

Polonia, Sllovenia dhe Norvegjia luajtën role gjithashtu në këmbim, duke ia liruar Moskës rusët që po i mbanin.

Turqia, aleate e NATO-s, e cila gjithashtu ka marrëdhënie të mira me Moskën, u përfshi dukshëm në lehtësimin e bisedimeve për këmbimin e të burgosurve, pasi këmbimi ndodhi në Ankara./REL/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews