Nicolo Zaniolo rikthehet në Itali për t’i dhënë një tjetër drejtim karrierës së tij.
Anësori italian u prezantua te Atalanta, teksa theksoi se nuk i sheh bergamaskët si shansin e tij të fundit të karrierës, ndërsa shprehu dëshirën për t’i shënuar gol Realit të Madridit në finalen e SuperKupës së Europës më datë 10 gusht.
“Unë nuk e ndjej shumë presionin, duhet të jap maksimumin jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje. Do të ndjek me përpikmëri këshillat e trajnerit. Nuk e shoh Atalantën si shansin tim të fundit, por e shoh si një mundësi për t’u rikthyer në versionin më të mirë.
Është një shans që nuk dua ta humbas. Objektivi im është të jem në 100% ndaj Realit.
Ndaj, atyre kam debutuar më parë, por nuk i kam shënuar. Tashmë, me Atalantën dua t’i shënoj gol Realit. Shpresoj që t’ia dalë”, u shpreh Zaniolo.