Trajneri italian, Stefano Pioli ka ndarë rrugët me Milanin, ashtu edhe siç ishte raportuar kohë me parë se ai do të largohej në fund të sezonit.
Sipas raportimeve të Fabrizio Romanos, vendimi ishte marrë që nga marsi, derisa është konfirmuar në prill.
Pas 5 vitesh në krye të skuadrës së “Rossonerëve”, Poli do t’i ndajë rrugët me ta.
Nga ana tjetër, trajneri aktual i Lille, Paulo Fonseca është kandidati kryesor për të zënë vendin e tij, derisa është laguar edhe emri i Antonio Contes./GazetaPuls