Këshilltari politik i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, i ka reaguar Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Oliver Varheyli, i cili ka kërkuar nga Kosova që të bëjë përparim në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
Zulfaj në “X’, ka thënë se e ka parë sugjerimin e Varhelyi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pa e përmendur siç tha ai, Marrëveshjen Bazë të Brukselit, pra njohjen reciproke dhe raportet e mira fqinjësore.
Për këtë Zulfaj tha se ndoshta do të ishte më mirë që Varhelyi të fokusohet në zgjerimin e BE-së, pasi dialogu në2 Bruksel sipas tij, është çështje e dikujt tjetër.
“E pash sugjerimin tuaj, z.Varhelyi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pa e përmendur Marrëveshjen Bazë të Brukselit, pra njohjen reciproke dhe raportet e mira fqinjësore. Ndoshta është më mirë që të fokusoheni në zgjerimin e BE-së pasi dialogu në Bruksel është çështje e dikujt tjetër”, tha Zulfaj./TelegramNews./
Saw your suggestion, Mr. Varhelyi, on ASMM in Kosova, without mentioning the Brussels Basic Agreement, i.e., mutual recognition and good neighborly relations. Perhaps it is better for you to focus on EU enlargement since dialogue in Brussels is someone else’s portfolio.
— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) July 30, 2024