Një burrë është arrestuar në Drenas pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur, duke e goditur me shuplakë në fytyrë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.