Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 34°C.
Reshjet parashihet të fillojnë para mesditës në zona të caktuara, të cilat do të jenë të izoluara, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet të intensifikohen lokalisht, më të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit.