Vuçiq: Do të bisedojmë me Scholz për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se gjatë Samitit të Bashkësisë Politike Evropiane në Mbretërinë e Bashkuar më 18 korrik, tema kryesore do të jetë Ukraina dhe uniteti i pjesëmarrësve, duke përfshirë edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në të njëjtën kohë, Vuçiq planifikon një takim në Beograd me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, më 19 korrik, ku do të diskutojnë për Kosovën dhe zhvillimet rajonale.

Samiti i katërt i Bashkësisë Politike Evropiane do të mbledhë krerët e shteteve dhe qeverive të afër 50 shteteve në Pallatin Blenheim, afër Londrës. Në këtë samit do të marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Serbia është e vetmja prej pak shteteve evropiane që deri më tani ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë, në përkundje të thirrjeve të BE-së dhe partnerëve të tjerë perëndimorë. Samiti pritet të fokusohet gjithashtu në përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, energjinë dhe migrimin në kontinentin evropian.

Në vizitën e tij në Serbi, kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të nënshkruajë një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në sektorin e mineraleve, duke përfshirë projektin e minierës së litiumit në Serbi. Presidenti Vuçiq tha se në takimin e planifikuar me Scholz, do të diskutojnë për rrugën evropiane të Serbisë, zhvillimin ekonomik, dhe anëtarësimin në tregun e përbashkët evropian.

Samiti do të përfshijë edhe pjesëmarrjen e zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviq, për të diskutuar për lëndët e para në rajon.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews