Policia e Kosovës raporton se një grua ka vdekur në Lipjan, shkruan TelegramNews.com.
Sipas njoftimit, e njëjta është gjetur në banesën e saj ku vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML.
“Lipjan 16.07.2024-22:38. Raportohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin njësitet përkatëse kanë dalur në vendngjarje dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.