Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier deklaroi se mbështetja e SHBA-së ndaj Kosovës dhe popullit të saj nuk ka ndryshuar.
Sipas tij, ShBA-të por edhe partnerët tjerë kanë shqetësime lidhur me disa zgjidhje politike që i ka bërë Qeveria Kurti dhe se sipas tij, pamundësojnë arritje .
“Nganjëherë ndjej se të gjithë dëshironi të jeni psikiatër…Kurgjo më e re se që e kam thënë. Përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurtë si gjithmonë. Edhe kjo është arsyeja pse jam këtu dhe po takohem me përfaqësues të komuniteteve për të mundësuar se çka mund të bëjë qeveria më shumë. Kemi qenë me popullin e Kosovë, jemi me popullin e Kosovës dhe do të jemi me popullin e Kosovës”, deklaroi Hovenier në konferencën për medie pas takimit me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini.
Tutje Hovenier përmendi edhe miratimin e Ligjit për KPK-në dhe KPM-në, duke theksuar se ka biseduar me zyrtarët e qeverisë, pasi sipas tij, qeveria duhet të sigurohet që legjislacionet të jenë në përputhje me normat evropiane.
“Unë kam pasur rastin që të bisedojë me zyrtarët e qeverisë. Kuptoj që ka ndjenja të fuqishme nëse janë ligjet në përputhje me normat evropiane apo jo. Këshilla është që të sigurohen që çdo legjislacion që të jetë në përputhje me normat evropian, sepse ne natyrisht mendojmë që Kosova të jetë anëtarë e BE-së, NATO-s, prandaj mendojmë që nuk është edhe shumë e mençur që ato organizata evropiane e kanë thënë që këto projektligje nuk janë në përputhje me normat evropiane”, tha ai.
Më tej, ambasadori amerikan tha “Shpresoj që të kemi bashkëpunim sa më të ngushtë në mënyrë që kur të kemi çështje të vështira të kemi mundësinë t’i çojmë përpara më lehtë”./TelegramNews.com./