Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës ë sotme ka marrë pjesë në promovimin e librit monografi për masakrën e Paklekut, “Shtëpia me gjak në mure”, të autorit Afrim Hysenaj, që u organizua në shtëpinë muze të kësaj masakre në Drenas.
Sipas komunikatës nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se duke kujtuar 17 prillin e vitit 1999, Kurti tha ajo pasdite pranvere u përgjak nga forcat e armatosura kriminale e terroriste të Serbisë, të cilët vranë 53 civilë shqiptarë të paarmatosur, nga 75 vjeç te foshnja 6 muajsh Liria e deri te gratë shtatzëna.
“Nga rrjedha e gjakut të atij krimi buron edhe titulli i këtij libri që na ka rikthyer këtu në shtëpinë me gjak në mure”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar po ashtu se ky libër ka përmbledhur përjetimet e të mbijetuarve, dëshmitarëve dhe kujtimet për familjarët, derisa potencoi se kujtimet për të vrarët ruhen edhe brenda kësaj shtëpie muze të familjes Muqolli, të muzealizuar me mbështetjen institucionale të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Teksa thuhet se Kurti bëri thirrje që shtylla tjetër e pushtetit në Kosovë, sistemi i drejtësisë, të veprojë për drejtësi për viktimat e luftës, pra sic thuhet, të nis procese, të ngrejë akuza, të shqyrtojë çështjet e të dënojë kriminelët e luftës edhe kur ata janë në mungesë.
“Krimet e luftës nuk parashkruhen sikurse që nuk harrohen vuajtjet, dhimbjet e humbjet e familjeve Muqolli nga Pakleku, Caraku nga Dritani (ish-Dobroshevci), Elshani nga Korrotica e Poshtme dhe Hoxha nga Korrotica e Epërme”, thuhet tutje./TelegramNeës.com./