FC Vushtrria ka bërë të ditur zyrtarisht se Armend Dallku është trajneri i tyre i ri.
Përmes një njoftimi në Facebook, klubi vushtrrias njoftoi se Dallku do t’i udhëheq atë drejt rikthimit në Superligën e Kosovës, ndërsa kanë paralajmëruar edhe befasi të tjera.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e tyre të plotë (pa ndërhyrje):
Jemi të lumtur të mirëpresim Armend Dallkun si trajnerin e ri të F.C. Vushtrrisë! Me një histori të jashtëzakonshme dhe një pasion për lojën, Dallku sjellë një përvojë të pasur dhe një perspektivë të re për klubin tonë.
Dallku është i njohur për qasje strategjike ndaj lojës dhe fokus në zhvillimin e lojtarëve dhe punën në ekip.
Jemi të emocionuar të fillojmë këtë kapitull të ri dhe jemi të sigurt se Trajneri do të na udhëheqë drejt lartësive të reja.
Qëndroni të lidhur për më shumë përditësime dhe përgatituni për një sezon emocionues përpara!