Agim Maloku nuk do të jetë më president i klubit të futbollit, Vushtrria.
Këtë e ka bërë të ditur vet Maloku përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku tha se sot ishte dita e tij e fundit si president i klubit.
Postimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:
Të nderuar qytetar të Vushtrrisë,
Të nderuar sportdashës,
Jam rritur me dashnin e madhe për klubin e qytetit tonë, me ngjyratë tona bardh e kaltër.
Që prej fëmijërisë e kam dashur klubin dhe kam përcjellur pothuajse të gjitha ndeshjet e klubit tonë të zemrës.
Si tifozë i zjarrt isha ndër të parët që bashkë me shumë bashkëmoshatar të mijë themeluam edhe tifozerinë më të zjarrt në Kosovën, tifo grupin “FORCA”.
Gjatë gjithë jetës time kam qenë krah klubit në forma të ndryshme derisa tri vite më parë mu besua që të udhëheq me klubin e qytetit që ishte nder, privilegj dhe përgjegjësi.
Të gjithë e dijmë se në çfarë gjendje ishte klubi, ishte kurr më parë duke rënë edhe nga kategoria e fundit.
U deshtë shumë mund, punë e para që brenda vitit të parë të shkojmë deri në barazh për tu kthyer në Superligë aty ku e kemi vendin por fati nuk ishte me ne.
Gjatë këtyre tri viteve nuk kam kursyer asgjë nga vetja dhe nga pasuria ime që bashkë me ekipin të arrijmë rezultatet për të cilat kemi luftuar, për fat të keq nuk arritëm objektivin e synuar.
Për këto tri vjet secili lojtar në fushë, secili tifozë, secili antëtar i bordit ka dhënë maksimumin si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Për këto tri vite unë dua të falenderoj secilin veç e veç për kontributin e dhënë, secilin sponzor të klubit, organet komunale dhe falenderimin më të madh për tifozerinë më të mirë në botë “FORCA”.
Secili angazhim e ka fillimin edhe fundit, ndërkohë për mua sot ishte dita e fundit si President i klubit FC Vushtrria.
Dashnia për klubin e qytetin është e madhe dhe ashtu do të jetë andaj pikërisht për këtë unë po dorëhiqem e po i hapi rrugë organeve të reja në klubin tonë.
Pres që institucionet komunale të jenë më përkrahëse se deri më tash dhe pres poashtu që suksesi të mos mungojë.
Unë sikur sot sikur para më shumë se 20 viteve do të jem pranë klubit dhe me klubin, ne si udhëheqës shkojmë e vijmë klubi mbetet aty, mbetet krenaria jonë.