Avokati Musa thotë se i arrestuari për grabitjen në Suharekë ka qenë gjatë gjithë kohës në shtëpinë e tij

Në nëntor të vitit të kaluar një grabitje e armatosur nga katër persona kishte ndodhur në një argjendari në Suharekë, ku si pasojë kishte mbetur i lënduar një pjesëtarë i Policisë së Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme Policia njoftoi se ka arrestuar Korab Gashin, i cili ka qenë në kërkim që nga nëntori.

E Skënder Musa, i cili është avokati mbrojtës i të arrestuarit ka dhënë detaje ekskluzive për Telegramin.

Musa njoftoi se Gashi është arrestuar dje në orët e mbrëmjes derisa i njëjti sipas tij, pritet të dalë sot pasdite ose nesër para gjyqëtarit të procedurës penale.

“Mbrëmë në orët e vona është arrestuar Korab Gashi, si avokat mbrojtës i tij e kam mbrojtur në Polici, në krime të rënda. Ai  akuzohet për disa vepra penale si, grabitje, privim i kundërligjshëm nga liria dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, kurse Korabi është mbrojtë në heshtje. Sot pasdite ose nesër pritet të dalë para gjyqëtarit të procedurës paraprake, akuzat lidhen me rastin e grabitjes së argjendarisë në Suharekë”, tha avokati mbrojtës.

Musa foli edhe për gjendjen shëndetësore të tashmë të akuzuarit për të cilin tha se gjendja e tj është stabile, kurse të vetmin shqetësim sipas Musës, i akuzuari e ka për vëllain e tij i cili ishte vrarë nga Policia e Kosovës gjatë tentimit të arrestimit të tij.

“Gjendja shëndetësore e tij ka qenë e mirë, të vetmin shqetësim që e ka pasë për vëllain e tij të vrarë. Ka qenë kooperativ edhe me policinë edhe me mbrojtjen dhe besoj se nga sot pasdite ose nesër presim të dalë para gjyqëtarit”, tha Musa.

Derisa theksoi se gjatë kohës që po kërkohej nga Policia i dyshuari nuk kishte qëndruar jashtë Kosovës por se i njëjti kishte qenë në shtëpinë e tij.

“Gjatë kësaj kohe ka qëndruar në Prishtinë ne shtëpinë e tij. Nuk kam informacione lidhur me procedurën e arrestimit. Në Prishtinë ka qenë, nuk ka qenë askund jasht”, shtoi Musa./E.Salihu

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews