KF Trepça emëron Ajet Shoshollin si Drejtor të Përgjithshëm

Klubi i Trepçës në futboll po vazhdon me reforma, pas ndryshimeve në kryesi e në fondin e lojtarëve.

Klubi mitrovicas sot ka lajmëruar edhe për një ndryshim, përmes një postimi në rrjetet sociale.

KF Trepça ka konfirmuar se në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të klubit është emëruar Ajet Shosholli.

Me krenari dhe entuziazëm të madh, klubi ynë njofton emërimin e zotit Ajet Shosholli si Drejtor i Përgjithshëm. Një figurë që ka lënë gjurmë të thella në historinë e futbollit kosovar, Shosholli sjell me vete një pasuri të madhe përvoje, vizioni dhe përkushtimi për sportin. Në këtë pozitë të re, Ajet Shosholli do të jetë përgjegjës për drejtimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të klubit, duke u siguruar që të gjitha aspektet e operacioneve tona të jenë në përputhje me standardet më të larta të profesionalizmit dhe ekselencës. Ai do të punojë ngushtë me stafin dhe lojtarët për të zhvilluar dhe zbatuar strategji që do të rikthejnë klubin në majat e futbollit kosovar dhe do të sjellin fitore të mëdha për tifozët tanë besnikë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Me këto ndryshime, padyshim që Trepça sezonin e ardhshëm synon rikthimin në Superligën e Kosovës, gjë që i mungon që disa kohë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews