Deputeti katalunas Eduard Pujol Bonell ka prezantuar në Parlamentin e Spanjës propozimin e “Junts” që Qeveria spanjolle të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke e krahasuar këtë me vendimin e Madridit për të njohur Palestinën si shtet të pavarur.
“Refuzimi spanjoll për të njohur një shtet që ka përdorur të drejtën e vet legjitime për vetëvendosje është një pengesë për politikën evropiane të integrim-it të Ballkanit Perëndimor në BE. Në këtë kontekst të ngarkuar me ankth, siç është lufta në Ukrainë, refuzimi i Spanjës për të njohur Kosovën nuk është i pranueshëm dhe mund të konsiderohet si një faktor destabilizues për rajonin”, thuhet në propozimin e “Junts”.