Rap-artisti shqiptar, Mozzik, ka qenë prej kohësh i komentuar në media e shtypin rozë.
Ai së fundmi ishte i ftuar në ‘Reload’, ku ka folur për albumin e ri, jetën private e po ashtu edhe për të kaluarën.
Mes tjerash, këngëtari u pyet edhe për jetesën në Zvicër meqë ishte disa vite më parë për shkak të lidhjes me Loredana Zefin.
28-vjeçari thekson se e ka problem të jetojë larg prindërve.
“Për mua ka qenë sfiduese pak, unë sado që jam rritur në jetë e karrierë e kam shumë problem me jetu larg prindërve. E kam, nuk mundem. Më së shumti që më ka ndodhur është një orë e gjysmë larg”, u shpreh ai.
Gjithashtu ai flet për jetesën në Zvicër.
“Në Zvicër kur pata shku ka qenë shumë sfiduese, sado që kahja ime jetësore mori kahje tjetër. Zvicra është vendi më i ftohtë ku kam jetuar. Njerëzit janë, e kanë një dashuri të njerëzve ndryshe. Në Gjermani është ndryshe. Liberalizimi i vizave nuk e di sa ka luajtur rol tash. I kemi vizat, kudo që kemi me shku shkojmë.”, shtoi Mozzik