Artisti shqiptar, Blero Muharremi, ka qenë prej vitesh i komentuar për lidhjet e tij të dashurisë.
Megjithatë, këngëtari gjatë kohës së tij në Big Brother VIP Kosova 2 ka folur edhe për romancën e re.
I ftuar së fundmi në “The Elite Way”, Blero tha se përfundimisht është beqar.
Mes tjerash, këngëtari zbuloi edhe arsyen e ndarjes nga ‘bebi’ – ashtu siç iu referohej.
“Ajo e ka marrë një udhëtim ku unë nuk kam pas qejf, ku unë nuk kam mbërri edhe thjesht pastaj ka vendos që të ndahemi sepse nuk i kemi pasur të njëjtat mendime apo drejtime në jetë”, u shpreh Blero.
I njëjti po vazhdon angazhimet në muzikë dhe në projekte të reja.